Mesazhi i Bajramit ( Shqip )
Bajrami është një rast për të shprehë gëzimin, lumturinë dhe pajtimin mes vete duke u liruar qoftë edhe për një kohë nga realiteti i hidhur i myslimanëve kudo në botë, me shpresë se do të kthehemi pas tij më të gatshëm dhe më të bashkuar për tu ballafaquar me këto sfida. E ky është edhe mesazhi i Bajramit.
Falenderimi i Allahut te lartesuar gjysma e besimit ( Shqip )
Dhuntitë e Allahut ndaj njeriut janë të shumta por, më e rëndësishmja është që dhuntia e njohjes së Allahut dhe pasimit të Fjalëve të Tij, për këtë falënderimi pas muajit të bekuar të Ramazanit dhe suksesi për adhurim në të është ajo në të cilën thirren të gjithë agjëruesit. E rëndësia e falënderimit dhe të stolisurit me të është edhe tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar.
Çka pas Ramazanit?! ( Shqip )
Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Raportet Familjare ( Shqip )
Familja dhe raportet familjare janë ndër gjërat esenciale për te cilat është kujdesur Islami dhe citatet e tij për këtë janë të shumta. Ramazani si muaj i ndryshimit drejt të mirës është edhe një shanse më shume për përmirësimin e këtyre raporteve. E kjo është edhe esenca e ligjëratës tërheqëse të hoxhës së nderuar Muselem Mazllumi.
Kursi i te permalluarve per Ramazanin ( Shqip )
Myslimani e pret muajin e Ramazanit me mall dhe me padurim. Gjatë gjithë kohës ia zënë mendjen begatitë e mëdha në të. E si ti kuptojmë sa më mirë këto begati dhe adhurime dhe si t’i përjetojmë më mirë na flet hoxha edukator Muhamed Husejn Jakub në kursin e tij përgatitor për Ramazanin.
Komentimi i librit per Agjerimin ( Shqip )
Agjërimi është shtylla e katërt e Islamit. Dhe si çdo adhurim tjetër në Islam edhe agjërimi i ka urtësitë dhe rregullat e veta. Përmes kësaj ligjërate e cila është fillimi i një serie ligjëratash rreth rregullave të agjërimit ju mund të njiheni me këto rregulla dhe ti kuptoni ato sa më mirë. Ligjërata mbahet nga hoxha i nderuar Enes Goga.
Qëndrimi i Islamit ndaj ekskursioneve & mbrëmjeve të maturës ( Shqip )
Ka vite që në vendet tona është përhapur një dukuri e shëmtuar. Dukuri me anë të së cilës fëmijët por, edhe prindërit zhvishen nga arsyeja dhe parimet morale dhe krejt kjo me arsyetimin se po festohet përfundimi i shkollimi ulët apo të mesëm. Për këtë hoxha i nderuar sqaron dëmet e këtyre shëtitjeve dhe mbrëmjeve në aspektin fetar dhe moral me shpresë se fjalët e tij do të lënë gjurmë në zemrat e pastra dhe ndërgjegjen e shëndoshë.
Rruga drejt Allahut ( Shqip )
“Njerëzit janë në udhëtim nga momenti që janë krijuar e derisa ti vendosin valixhet e tyre në Xhenet apo Xhehnem. E pasi që është udhëtim atëherë patjetër duhet të ketë një orientim dhe për këtë njeriu ka nevojë për udhëzim?
Njeriu në këtë udhëtim duhet të ketë atë që i jep sukses në rrugëtimin e tij drejt Xhenetit dhe Allahut të lartësuar.”
Hoxha i nderuar e sqaron tërë këtë me një metodë tërheqëse.
Dera e pendimit është e hapur! ( Shqip )
Pendimi zë një vend të posaçëm në Islam. Përderisa çdo njeri gabon atëherë pendimi është diç që e përcjellë besimtarin gjer në vdekje. Njohja e vlerës së pendimit, plotësimi i kushteve të tij dhe stolisja me virtytet e të penduarve e bëjnë njeriun të jetë nga të dashurit e Allahut të lartësuar. Ky grup hoxhallarësh me këtë video mundohen në mënyrën më të mirë për t’ua sqaruar këtë njerëzve.
Ramazani dhe agjërimi ( Shqip )
Dokumentar që flet për muajin e Ramazanin, vlerën dhe rëndësinë e tij në jetën e myslimanit.
Pse Prifti dhe Pastori e pranuan fenë Islame ( Shqip )
Ish Pastori Jusuf Estes rrëfen në mënyrë interesante kalimin e tij në Islam.
Pejgamberët (aljehimus selam) janë mësuesit e njerëzimit ( Shqip )
Në këtë video hoxha i nderuar tregon për vlerën e Pejgamberëve (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta) dhe obligimin e pasimit të rrugës së tyre.
Nevoja jonë për Allahun ( Shqip )
Në këtë ligjëratë të mbajtur në Londër hoxha i nderuar tregon nevojën e njerëzve për Allahun e lartësuar në jetën e tyre dhe për obligimin e njohjes e adhurimit të Tij.
Namazi - rruga e lumturisë ( Shqip )
Dokumentar që flet për çështjen e namazit, vlerën dhe rëndësinë e tij në jetën e myslimanit.
Dituria e fshehtë e Islamit ( Shqip )
Film dokumentar flet rreth përparimit të myslimanëve në aspektin shkencor në të kaluarën si dhe përfitimin e Evropës nga dija e tyre.
Besimi dhe Uniteti bazë e çdo suksesi ( Shqip )
Këshillë e përgjithshme nga Shejh AbdulKadër Arnauti drejtuar shqiptarëve kudo që janë që ka të bëjë me rëndësinë e besimit islam si dhe me ruajtjen e unitetit mes tyre.
Nevoja për fe ( Shqip )
Në këtë video hoxha i nderuar tregon për nevojën e njerëzimit për fenë dhe se shpëtimi e lumturia e tyre është në praktikimin e islamit.
Namazi i Sabahut ( Shqip )
Në këtë video klip flasin një numër dijetarësh të njohur rreth vlerës së faljes së namazit të sabahut e sidomos me xhemat.
Mbulesa ( Shqip )
Në këtë video klip flasin një numër dijetarësh të njohur rreth mbulesës së femrës dhe vlerës së saj.
Kurani ( Shqip )
Në këtë video klip flasin një numër Dijetarësh të njohur rreth vlerës së Kuranit dhe rëndësisë së leximit të tij.
Kur do të pendohesh? ( Shqip )
Në këtë video klip flasin një numër dijetarësh të njohur rreth pendimit, vlerës dhe kushteve të tij.
Ku është zemra jote? ( Shqip )
Në këtë video klip flasin një numër dijetarësh të njohur rreth rëndësisë së veprave të zemrës në Islam dhe përkujdesjes që myslimani duhet ta ketë ndaj saj.






















