Abonohu në listën e postimeve
Zgjedhja jonë për ju
Në këtë hutbe hoxha Bekir Halimi sqaron për gëzimin dhe lumturinë e cila përshkon myslimanin me ardhjen e muajit të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe pendimit dhe tregon për mënyrën më të mirë për mikpritjen e këtij muajit të shenjtë. Duke vënë theksin për lidhjen mes namazit dhe agjërimit.
Për shkak të rëndësisë së haxhit shumë dijetarë kanë shkruar për të e një prej tyre është edhe Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). E këtu po sjellim disa këshilla dhe porosi drejtuar haxhilerëve me të cilat e ka filluar librin e tij “Rregullat e Haxhit”.
Pyetje të cilës iu është përgjigjur Shejh Muhamed b. Salih El Uthejmin – Allahu e ruajtë – e teksti i saj është: “Cilat janë veprat që duhet t’i punon haxhiu që haxhi i tij të pranohet inshAllah?”
Haxhi është shtylla e pestë e Islamit dhe për këtë autori tërheq vërejtjen se muslimani nuk duhet të vonohet në kryerjen e tij. Si dhe ofron këshilla për ata që kanë vendosur ta kryejnë haxhin në mënyrë që ta arrijnë shpërblimin e tij të madh.
Bajrami është një rast për të shprehë gëzimin, lumturinë dhe pajtimin mes vete duke u liruar qoftë edhe për një kohë nga realiteti i hidhur i myslimanëve kudo në botë, me shpresë se do të kthehemi pas tij më të gatshëm dhe më të bashkuar për tu ballafaquar me këto sfida. E ky është edhe mesazhi i Bajramit.
Dhuntitë e Allahut ndaj njeriut janë të shumta por, më e rëndësishmja është që dhuntia e njohjes së Allahut dhe pasimit të Fjalëve të Tij, për këtë falënderimi pas muajit të bekuar të Ramazanit dhe suksesi për adhurim në të është ajo në të cilën thirren të gjithë agjëruesit. E rëndësia e falënderimit dhe të stolisurit me të është edhe tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar.
Muaji i Ramazanit është muaj i begative dhe mirësive të shumta. Myslimani është i thirrur që edhe pas tij të vazhdojë me sinqeritet, me devotshmëri dhe të jep shembull se ai është individi që Ramazani ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.
Shenjë e pranimit të veprës së mirë është pasimi i saj me një vepër të mirë tjetër. Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval është sprovë fillestare për të treguar nivelin e ndikimit të Ramazanit te besimtari. E në këtë artikull të shkruar nga hoxha i nderuar Dr. Selman El Avde përmendet vlera dhe dispozitat e agjërimit të këtyre ditëve.
Myslimanët kanë tri festa përmes të cilave shprehin gëzimin, unitetin dhe madhërojnë Allahun e lartësuar. Në këtë artikull hoxha i nderuar sqaron disa nga rregullat dhe dispozitat e Bajramit të Fitrit dhe atij të Kurbanit.
Familja dhe raportet familjare janë ndër gjërat esenciale për te cilat është kujdesur Islami dhe citatet e tij për këtë janë të shumta. Ramazani si muaj i ndryshimit drejt të mirës është edhe një shanse më shume për përmirësimin e këtyre raporteve. E kjo është edhe esenca e ligjëratës tërheqëse të hoxhës së nderuar Muselem Mazllumi.
Go to the Top